Ballina Artikuj Ajka e netëve të Ramazanit

Ajka e netëve të Ramazanit

Sonte pas ezanit të akshamit, fillon ajka e gjithë ditëve dhe netëve të Ramazanit.
Sonte do hymë në 10-shën e artë, në të cilën me emër të Zotit është edhe Xhevahiri i gjithë netëve të vitit dhe të Ramazanit e që është Nata e Kadrit. Nga sonte mos të jetë preokupim i yti se kur është Nata e Kadrit, por le të jetë preokupim i yti se si me e mbushë çdo sekondë të kësaj 10-she me vepra e angazhime të çmueshme dhe sublime.
Pejgamberi ynë a.s ka qënë tjetër njeri në Ramazan, por dhe ka qënë krejt tjetër në 10-shën e fundit të Ramazanit!
Aishja r.a thotë: Kur ishin dhjetë netët e fundit të Ramazanit, Pejgamberi a.s e ngjallte natën, e zgjonte edhe familjën, angazhohej pa masë (me ibadet) dhe shtrëngohej ( nuk vishte tesha të gjumit)” Buhariu
Një mos e harroni, e ajo është se kemi rastin që veprat që i bëjmë këto netë, me na u regjistru te Allahu i Gjithmëshirshëm se jemi duke i bërë ato vazhdimisht 1000 muaj, apo më shumë dhe më të vlefshme se 84 vite! Mos e lëshoni nga goja edhe lutjen me të cilën e porositi Pejgamberi a.s Aishen r.a dhe gjithë neve si lutje e Natës së Kadrit: O Allah, Ti Je Falës, E Don faljën, më falë mua.
Ju dëshiroj juve dhe vetit Netë të gjalla!

Exit mobile version