Ballina Sport Katar2022 Anglia e para – ShBA mposht Iranin dhe shkon si e dyta...

Anglia e para – ShBA mposht Iranin dhe shkon si e dyta nga grupi B

Anglia dhe ShBA janë dy kombëtaret që do të kalojnë tutje nga grupi B.

Kombëtarja e ShBA-ve ka arritur të marrë fitore me rezultat minimal 0:1, përballë Iranit.

Me këtë fitore, të siguruar pas golit të Christian Pulisic, ShBA siguroi edhe kalimin në fazën tjetër. Tri pikët e sotme e çuan Amerikën në kuotën e 5 pikëve.

Anglia në anën tjetër bëri më mirë, duke fituar 0:3 ndaj Uellsit, me dy gola të Marcus Rashford dhe një të Phil Foden.

Anglia me këtë fitore shkon në kuotën e 7 pikëve, si skuadër lidere e grupit.

Uellsi mbetet në pozitën e fundit, me 1 pikë, kurse Irani në pozitën e tretë me 3 pikë.

Exit mobile version