Zëdhënësi i Spitalit të Dëshmorëve të Aksasë, Dr. Khalil al-Daqran, deklaroi se mbi 900 persona janë martirizuar dhe mbi 6 mijë të tjerë janë plagosur ndërsa përpiqeshin të siguronin bukën e gojës.
Ai theksoi se Izraeli po përdor urinë si armë në Rripin e Gazës, ndërsa fëmijët po vdesin nga uria para kamerave. Sipas tij, situata e urisë në Gaza ka arritur nivele katastrofike dhe mbi 2 milionë njerëz po përballen me mungesë ekstreme të ushqimit.
Dr. al-Daqran akuzoi komunitetin ndërkombëtar për heshtje dhe mosveprim përballë kësaj tragjedie njerëzore.
