Hafiz Ibn Rexhepi (r.h) ka thënë
“Kur shejtani lidhet me zinxhirë në muajin e Ramazanit dhe zjarret e epsheve shuhen me agjërim… nuk i mbetet mëkatarit asnjë justifikim.
O re të pakujdesisë mbi zemrat, shpërndahuni!
O diej të devotshmërisë dhe të besimit, lindni e ndriçoni!
Sa e sa herë na vjen muaji i Ramazanit, ndërsa gjendja jonë në të është si gjendja e njerëzve të mjerimit: as i riu prej nesh nuk heq dorë nga shthurja, as i moshuari nuk ndalet nga e shëmtuara që t’i bashkohet rrugës së përkushtimit.
Ku jemi ne në krahasim me ata njerëz që, kur e dëgjonin thirrësin e Allahut, i përgjigjeshin menjëherë thirrjes?”
By: ardhmëriaonline.com
