Ballina Sport Katar2022 Australia kalon tutje, Danimarka eliminohet

Australia kalon tutje, Danimarka eliminohet

Australia është kombëtarja e radhës e cila ka siguruar kuaifikimin për në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës.

Në ndeshjen e fundit të grupit D, Australia mposhti Danimarkën me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Mathew Leckie në minutën e 60-të.

Australia me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 6 pikëve aq sa ka edhe Franca dhe sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër.

Exit mobile version