Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Australiani ia vë flakën vetes, s’pranon të vaksinohet

Australiani ia vë flakën vetes, s’pranon të vaksinohet

Në shenjë proteste kundër procesit të vaksinimit kundër koronavirusit, një person i vuri flakën vetes në Melburn të Australisë. Ai ishte në veturë kur u pa një zjarr i madh, derisa pranë tij pati lokale dhe ndërtesa ku banorët mund ta shihnin momentin.

Mediat e huaja thonë se ekipet e zjarrfikësve arritën ta shuanin personin, derisa pranë vendit të ngjarjes janë dëgjuar britma.

I njëjti është dërguar në spital me ambulancë, derisa janë konstatuar djegie të theksuara. /koha

Exit mobile version