Pronarët e fabrikave palestineze në Rripin e Gazës kanë apeluar deri tek presidenti amerikan Barack Obama që të ndërhyn në parandalimin e kolapsit të bizneseve të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në apelin e publikuar të martën në një gazetë lokale, pronarët theksojnë: “Apelojmë deri te ju zotëri president që të ndërhyni për të na shpëtuar neve dhe fabrikat tona nga kolapsi, mbyljja dhe largimi i mijëra punonjësve dhe profesionistëve”.
Pronarët theksuan se kanë kaluar dy vite që kur Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës në vitin 2014. “Megjithatë, ne nuk kemi marrë fonde të premtuara nga donatorët për rindërtimin e Rripit të Gazës”, theksuan ata.
Në fund të vitit 2014, Izraeli nisi sulmet 51-ditore në territorin bregdetar me pretendimet e minimit të aftësive të fraksioneve palestineze që të gjuajnë raketa në Izrael.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 2.322 palestinezë janë vrarë dhe rreth 11.000 janë plagosur. Sulmet izraelite kanë lënë gjurmë të mëdha shkatërrimi në të gjithë territorin palestinez, duke përfshirë edhe rrënimin e 500 bizneseve.