Ballina Sport Futboll Barcelona vazhdon me hapa të sigurtë

Barcelona vazhdon me hapa të sigurtë

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në takimin kundër Elches në udhëtim, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

“Katalunasit” fituan lehtësisht 0:4 në takimin me Elchen, ekipin e fundit në renditjen tabelore në elitën e futbollit spanjoll, shkruan lajmi.net.

Robert Lewandowski hapi serinë e golave në minutën e 20-të, pas asistimit nga mbrojtësi Araujo.

Me golin e sulmuesit polak u mbyll edhe fraksioni i parë i lojës me epërsinë e mysafirëve.

Ansu Fati shënoi golin e qetësisë në minutën e 56-të, ndërsa Lewandowski regjistroi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barçën në minutën e 66-të.

Ferran Torres i dha goditjen e fundit ekipit vendas në 20 minutat e fundit të kohës së rregullt.

Barcelona me këtë fitore shkon në kuotën e 71 pikëve në tabelë, 15 pikë më shumë se Real Madridi që zë vendin e dytë dhe që ka një takim më pak të zhvilluar.

Elche është e fundit me vetëm 13 pikë dhe me shumë pak gjasa të sigurojë ekzistencën këtë edicion në La Liga

Exit mobile version