Ballina Sport Futboll Chelsea eliminon Man Cityn, avancon në finale të FA Cup

Chelsea eliminon Man Cityn, avancon në finale të FA Cup

Chelsea dhe Manchester City janë përballur në kuadër të finales se FA Cup.

City pati kontrollin e lojës, pasi ata kishin topin më shumë në posedim në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.

“Citizens” kërkonin të rrezikonin përmes aksioneve sidomos nga krahët, ndërsa “The Blues” rrinin gati për kundërsulmet e tyre.

Por, pjesa e parë përfundoi pa gola ndërmjet skuadrave.

Në pjesën e dytë, Chelsea arriti të rrezikojë përmes disa kundërsulmeve, sidomos Timo Werner dhe Mount ishin të rrezikshëm në tranzicionet e tyre.

Ishte Timo Werner i cili përmes një kundërsulmi të shpejtë dhuroi një asistim fantastik për Hakim Ziyech në min (55′).

City pati disa raste, por pa konkretizime, njëri nga ta ishte Sterling goditja e të cilit përfundoi jashtë kuadratit.

Në fund Christian Pulisic shënoi gol, por ishte pozitë jashtë loje.

Rezultati përfundimtar, Chelsea 1-0 Manchester City.

Exit mobile version