Ballina Artikuj Çka do të thotë të jesh musliman?

Çka do të thotë të jesh musliman?

Hoxhë Halil Avdulli

Jam mysliman don të thotë:
I besoj fesë së natyrshmërisë, e cila çmon lartë natyrën e pastër njerëzore dhe prirjen e saj për të bërë mirë.
Respekton mendjen dhe gjykimet e saja logjike, i parasheh të mundshme gabimet pa i gjykuar vepruesit me vdekje, përkundrazi hap rrugën e pendimit dhe hapsirën për të shprësuar.
E ka parasysh kaderin e diversitetit të feve dhe fton në mësimin e tyre me urtësi, largpamësi dhe këshilla të urta, larg nga dhuna, rebelimi dhe mizoria.

Nga: Halil Avdulli

Exit mobile version