Shumica festojnë e pak meditojnë…
Për disa viti mbaron, kurse për disa një tjetër fillon, varet nga këndvështrimi…
Disa gëzojnë sa shumë fituan e të tjerët me lumturi shpenzuan…
Shumica nuk kanë atë që duhet të kishin, sepse dikush tjetër jua ka marrë atë çfarë ju takon, (jo gjithmonë padrejtësisht)…
Me dhanë mbasi ke marrë asht ma mirë se vetëm me marrë.
Disa gdhihen me barkun bosh e disa nuk dinë sa numra llogarie e prona kanë…
Dikush bën mirë që nesër të gjejë mirë e dikush tjetër pret ta gjejë vetëm te Krijuesi…
Dikush të keqen e ka kthyer në normalitetin e ditës së vet…
Shumica festojnë dhe shumica fitojnë…
Pothuaj të gjithë festojnë ikjen e 365 ditëve të tjera me “çmim shumice”, por asnjë nuk e di çfarë i vjen përballë në 365-shen tjetër e megjithatë feston…
Më pëlqen optimizmi tek njeriu, (nuk jam fatalist), por optimizmi më pëlqen gjithsesi…
Shumica besojnë tek Mirësia tokësore dhe tek Falja Hyjnore e Të Plotfuqishmit…
Të gjithë të vdekshëm…
Asnjë i përjetshëm…
Të gjithë të ikshëm…
Të gjithë mëkatarë…
Zoti pastë mëshirë për ne!
Amin!
Nga: Sidrit Bejleri
