Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muammar Gaddafi, është vrarë në qytetin perëndimor libian Zintan, thanë të martën në mbrëmje avokati i tij Khaled al-Zaidi dhe këshilltari Abdullah Osman, transmeton Anadolu.
Mediet libiane raportuan se vrasja ka ndodhur në rezidencën e tij dhe është kryer nga katër persona të panjohur, duke shtuar se kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes ishin çaktivizuar para sulmit.
Sipas mediave lokale, Prokuroria e Përgjithshme e Libisë ka hapur një hetim për vrasjen.
Ndërkohë, Brigada 444 e Luftës e mohoi “kategorikisht” çdo përfshirje në incident.
Detajet rreth vrasjes mbeten të paqarta dhe autoritetet libiane ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.
