Ne ju kemi zbritur (Kur’anin) Dritë të qartë! thotë Zoti i Madhërishëm për Kur’anin.
Prej kësaj drite kanë përfituar ata që e kanë besuar dhe ata që nuk e kanë besuar Kur’anin.
Prej vlerave që i ka kultivuar Kur’ani kanë përfituar jo myslimanët që kanë jetuar në kohën e Pejgamberit s.a.s. Kanë përfituar jo myslimanët e Andaluzisë. Kanë përfituar jo myslimanët gjatë kohës së Perandorisë Osmane dhe kanë përfituar hebrenjt gjatë holokaustit hitlerian.
Kishat e krishtere e sinagogat hebreje, librat e krishterë e hebrait e në veçanti Bibla e shenjtë është respektuar, nderuar, vlerësuar e studiuar vazhdimisht prej myslimanëve. Prej vlerave që ka kultivuar Kur’ani, Bibla nuk lejohet të nënçmohet, digjet apo të hudhet.
Prej vlerave që burojnë prej Kur’anit është edhe kujdesi që e ka ndaj atyre që e kundërshtojnë. Politikani i ekstremit të djathtë, parlamentar evropian, Joram Van Klaveren, pasi nisi shkrimin e librit kundër Kur’anit, ju kthye Kur’anit dhe promovimit të vlerave që burojnë nga Kur’ani.
Suedia njihet shteti evropian me demokracinë më të zhvilluar por natyrisht mirë të kontrolluar! Mundësinë e mirë e kanë të gjithë emigrantët por edhe për një gjobë trafiku i shtyhet shtetësia apo leje qëndrimi emigrantëve. Pra, është e kujdesshme ndaj normave dhe respektimit të rendit të saj juridik kur dëshiron. Është e habitshme se si toleron rastet sikur se këto të djegies së Kur’anit! Veprimet e tilla nuk i shërbejnë as paqes, as të ardhmes të përbashkët qytetërimore e as respektimit bazik të vlerave të ndryshme brenda një shoqërie shumë kulturore.
E ardhmja nuk është e kësaj mendësie. E ardhmja u takon atyre që i respektojnë vlerat e mira që burojnë prej natyrshmërisë Hyjnore!
Nga: Abdullah Klinaku