Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dy ushtarë izraelitë plagosen me thikë në një vendbanim në Bregun Perëndimor

Dy ushtarë izraelitë plagosen me thikë në një vendbanim në Bregun Perëndimor

Dy ushtarë izraelitë u plagosën në një sulm me thikë pranë një vendbanimi izraelit në Ramallah, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor, sipas ushtrisë, transmeton Anadolu.

Një deklaratë ushtarake tha se forcat e ushtrisë qëlluan për vdekje personin që goditi me thikë ushtarët izraelitë gjatë një kontrolli në vendbanimin Ateret, në veri të Ramallahut.

Dy ushtarë u plagosën lehtë, raportoi transmetuesi publik KAN.

Mbrëmjen e së hënës, një ushtare izraelite u plagos në një sulm me makinë pranë vendbanimit Kiryat Arba në Hebron, në Bregun Perëndimor jugor, sipas ushtrisë.

Sulmuesi u vra këtë mëngjes në Hebron, tha ushtria.

Exit mobile version