Dy ushtarë izraelitë u plagosën në një sulm me thikë pranë një vendbanimi izraelit në Ramallah, në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor, sipas ushtrisë, transmeton Anadolu.
Një deklaratë ushtarake tha se forcat e ushtrisë qëlluan për vdekje personin që goditi me thikë ushtarët izraelitë gjatë një kontrolli në vendbanimin Ateret, në veri të Ramallahut.
Dy ushtarë u plagosën lehtë, raportoi transmetuesi publik KAN.
Mbrëmjen e së hënës, një ushtare izraelite u plagos në një sulm me makinë pranë vendbanimit Kiryat Arba në Hebron, në Bregun Perëndimor jugor, sipas ushtrisë.
Sulmuesi u vra këtë mëngjes në Hebron, tha ushtria.





