Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan niset për vizitë në Turkmenistan për Forumin Ndërkombëtar të Paqes dhe...

Erdogan niset për vizitë në Turkmenistan për Forumin Ndërkombëtar të Paqes dhe Sigurisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u nis për në Turkmenistan për të marrë pjesë në “Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë”, raporton Anadolu.

Erdogan u përcoll në aeroportin “Esenboga” nga zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin dhe zyrtarë të tjerë.

Presidentin Erdogan e shoqëron bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, drejtori i Komunikimeve Presidenciale, Burhanettin Duran dhe kryetari i Këshillit të Pleqve të Organizatës së Shteteve Turke, Binali Yildirim.

Exit mobile version