Policia izraelite nuk ka sqaruar arsyet e arrestimit, ndërsa gjatë viteve të fundit, forcat izraelite e ndaluan guvernatorin Adnan Ghaith dhjetëra herë
Forcat izraelite arrestuan guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Guvernatori u arrestua nga shërbimi i inteligjencës okupuese nga shtëpia e tij”, në qytezën Silwan në Kudsin Lindor, thuhet në një deklaratë të zyrës së guvernatorit.
Policia izraelite nuk ka sqaruar arsyet e arrestimit.
Gjatë viteve të fundit, forcat izraelite e ndaluan guvernatorin Ghaith dhjetëra herë, shumica e tyre për periudha të shkurtra deri në disa orë. Atij gjithashtu iu ndalua hyrja në Bregun Perëndimor. /aa
