Forcat qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë rimarrë kontrollin e disa qyteteve në jug të vendit, pranë kufirit saudit.
Rashad al-Alimi, kreu i Këshillit Presidencial të Udhëheqjes, deklaroi se forcat e tyre kanë shënuar “sukses rekord” në operacionet për rimarrjen e provincave strategjike në zonën kufitare.
Sipas tij, operacionet synojnë forcimin e sigurisë dhe rivendosjen e autoritetit shtetëror në rajonet e prekura nga konflikti, ndërsa situata në Jemen mbetet e tensionuar pas vitesh lufte dhe përplasje të armatosura. /mesazhi
