Ballina Lajmet Kosovë Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, nisin hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, nisin hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në shtëpinë e tij në Rahovec.

Sipas Policisë, vdekja e viktimës është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Exit mobile version