Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, nisim menjëherë komunikimet me partitë politike

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, nisim menjëherë komunikimet me partitë politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të ndërmarrë hapat e parë për konsultime me subjektet politike sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përfundojë procesin e certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Duke folur për procesin e formimit të institucioneve të reja, Kurti theksoi se aktualisht prioritet mbetet përmbyllja e procedurave zgjedhore.

“Por sa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha Kurti.

Exit mobile version