Pas një sulmi ajror të Izraelit në kampin e refugjatëve Bureij, në Gazën qendrore, është shpallur gjendje alarmi.
Ekipet palestineze të ndihmës së shpejtë kanë transportuar të plagosurit në Spitalin e Dëshmorëve al-Aqsa në Deir el-Balah.
Gazetari i Al Jazeera-s, Tareq Abu Azzoum, raportoi nga vendi i ngjarjes se një shkollë që strehoste familje të zhvendosura është goditur dy herë radhazi me raketa.
Sipas burimeve mjekësore, të paktën 20 palestinezë kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. /mesazhi
