Lëvizja e rezistences palestineze Hamas ka deklaruar se “krimet” e Izraelit kundër civilëve të paarmatosur në Rripin e Gazës po vazhdojnë përmes Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF).
Në një deklaratë të shkurtër, Hamas tha se pikat e ndihmës të menaxhuara nga kjo organizatë private amerikane janë shndërruar në “kurthe vdekjeje të drejtuara nga forcat pushtuese nën mbrojtjen amerikane”.
“Kjo vetëm sa po rrit përditë numrin e dëshmorëve dhe zbulon natyrën kriminale të këtij sistemi,” thuhet më tej në deklaratë.
Më shumë se 700 palestinezë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ushqim në disa prej pikave të GHF të vendosura në zona të militarizuara. /mesazhi
