Ballina Artikuj Historia përsëritet… vetëm fjalori dhe personazhet ndryshojnë…

Historia përsëritet… vetëm fjalori dhe personazhet ndryshojnë…

Hoxhë Enis Cakaj

“Faraoni tha:
Më lini ta vras Musain, e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë kam frikë se ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë.” (Kuran, Gafir: 27)
Kur e lexova këtë ajet, sinqerisht më bëri të qesh.
Shikoni ironinë: Faraoni – vrasës i fëmijëve (dhe jo vetëm) shtypës i popullit, simbol i padrejtësisë, i ciki e quante veten zot, po “frikësohet” se Musai a.s., i zgjedhuri i Zotit, do të bëjë shkatërrime në tokë dhe do t’ua prishë fenë njerëzve.
Sikur sot, kur e keqja flet për “rrezik”, “ekstremizëm” dhe “terrorizëm”, ndërsa vetë është burimi i dhunës dhe padrejtësisë.
Historia përsëritet… vetëm fjalori dhe personazhet ndryshojnë…
Ndërsa Musai a.s. duke u mbështetur tek Zoti i Plotëfuqishëm tha:
“Musai tha: “Unë i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi, që nuk beson në Ditën e Llogarisë”! (Kuran, Gafir: 28)

Hoxhë Enis Cakaj

Exit mobile version