Ballina Artikuj Hutbeja e Ebu Bekrit me rastin e zgjedhjes së tij “halif i...

Hutbeja e Ebu Bekrit me rastin e zgjedhjes së tij “halif i muslimanëve”.

Jahja Hondozi

Kjo është hutbeja e Ebu Bekrit me rastin e zgjedhjes së tij “halif i muslimanëve”.

Veç katër rreshta!

Një yrnek për krejt ligjëruesit që mbajnë hutbe se si duhet me folë përmbledhtas.

“O ju njerëz!

Unë jam emëruar përgjegjës për ju, por nuk jam më i miri ndër ju!

Nëse më shihni në hak (në të vërtetën), më ndihmoni; e nëse më shihni në batil (në të kotën), më përmirësoni!

Bindmuni mua për aq sa unë i bindem Allahut lidhur me ju, e nëse bëhem mosbindës ndaj Tij, atëherë bie edhe bindja juaj ndaj meje!

Vini re!

Më i forti ndër ju tek unë është i dobëti derisa marr hak për të dhe më i dobëti ndër ju tek unë është i forti derisa marr hak prej tij.

Po e them këtë dhe kërkoj falje tek Allahu për mua dhe për ju!”


Jahja Hondozi

Exit mobile version