Kjo është hutbeja e Ebu Bekrit me rastin e zgjedhjes së tij “halif i muslimanëve”.
Veç katër rreshta!
Një yrnek për krejt ligjëruesit që mbajnë hutbe se si duhet me folë përmbledhtas.
“O ju njerëz!
Unë jam emëruar përgjegjës për ju, por nuk jam më i miri ndër ju!
Nëse më shihni në hak (në të vërtetën), më ndihmoni; e nëse më shihni në batil (në të kotën), më përmirësoni!
Bindmuni mua për aq sa unë i bindem Allahut lidhur me ju, e nëse bëhem mosbindës ndaj Tij, atëherë bie edhe bindja juaj ndaj meje!
Vini re!
Më i forti ndër ju tek unë është i dobëti derisa marr hak për të dhe më i dobëti ndër ju tek unë është i forti derisa marr hak prej tij.
Po e them këtë dhe kërkoj falje tek Allahu për mua dhe për ju!”
Jahja Hondozi








