Një i mitur palestinez është vrarë nga ushtria izraelite në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Autoriteti i Përgjithshëm i Çështjeve Civile i Palestinës tha se 16-vjeçari Muhammad Iyad Abahra u vra nga të shtënat izraelite mbrëmë vonë në fshatin Silat al-Harithiya në Jenin.
Autoriteti njoftoi se ushtria izraelite mbajti trupin e tij.
Mbrëmë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa, forcat izraelite bastisën fshatin Silah al-Harithiya, duke qëlluar me plumba të vërtetë dhe duke përdorur granata zhurmuese ndaj palestinezëve.
Sipas shifrave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1.093 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, kanë plagosur gati 11 mijë dhe kanë ndaluar rreth 21 mijë që nga tetori i vitit 2023.
Në një vendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
