Irani dënoi sanksionet e reja të vendosura nga SHBA-ja ndaj sektorit energjetik të vendit lidhur me financimin e supozuar të programit të tij të armëve bërthamore, duke thënë se sanksionet “janë në kundërshtim me procesin e dialogut”, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ismail Bekayi dënoi sanksionet e reja amerikane. Ai theksoi se sanksionet janë tregues i qartë i qëndrimit armiqësor të administratës së Washingtonit ndaj popullit iranian dhe se ato kundërshtojnë pretendimet e SHBA-së për dialog.
Bekayi argumentoi se SHBA-ja “po angazhohet në ngacmime për presion politik” dhe se sanksionet janë “të paligjshme”.
Përderisa procesi i negociatave për armët bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së vazhdon, Washingtoni vendosi sanksione të reja ndaj disa individëve dhe organizatave të lidhura me sektorin e energjisë iraniane me arsyetimin se ata “financojnë programin e armëve bërthamore të Iranit”.
