Drejtësia iraniane tha se po heton rastet e 20 personave të arrestuar nën dyshimin për lidhje me Izraelin, pas luftës 12-ditore mes dy vendeve.
Fundin e muajit të kaluar, agjencia e inteligjencës së Iranit deklaroi se kishte identifikuar dhe arrestuar “20 spiunë, agjentë operativë dhe mbështetës të Mossad-it, si dhe elementë të lidhur me oficerët e inteligjencës së regjimit në Teheran” dhe në disa provinca të tjera.
Në mes të qershorit, Izraeli nisi një fushatë bombardimesh të paprecedentë ndaj Iranit, duke shkaktuar një luftë gjatë së cilës Teherani u kundërpërgjigj me raketa dhe dronë. Sulmet izraelite vranë komandantë të lartë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe qindra civilë, duke goditur si objektiva ushtarake dhe bërthamore, ashtu edhe zona të banuara.
Irani ka premtuar gjykime të shpejta për të arrestuarit e dyshuar për bashkëpunim me Izraelin. Të mërkurën, autoritetet ekzekutuan me varje Roozbeh Vadi, i dënuar për spiunazh në favor të Izraelit, duke kaluar informacione mbi objektet dhe shkencëtarët bërthamorë iranianë. /mesazhi
