Ballina Artikuj Islami dhe kultura: Kush tha që nuk ecin bashkë?!

Islami dhe kultura: Kush tha që nuk ecin bashkë?!

Hoxhë Halil Avdulli

Në thelb të mesazhit islam qëndron njeriu: si ndërtues, frymëzues, kontribues, duke adhuruar Zotin dhe duke realizuar qëllimin për të cilin është krijuar.

Për ta ndihmuar njeriun në këtë rrugë, Zoti i ka dhuruar arsyen dhe e ka pajisur me aftësi të cilat, nëse i zhvillon e i ruan, do ta ndihmojnë të jetojë në harmoni me kohën, vendin dhe realitetin e vet, madje ta ndikojë pozitivisht dhe të bëhet ndërtues i kulturës dhe qytetërimit.

Marrëdhënia në Islam mes njeriut dhe kulturës është marrëdhënie hapjeje dhe dinamike.

Muslimani mund të bashkëjetojë dhe ndërveprojë pozitivisht me botën përreth, duke ruajtur parimet e fesë dhe njëkohësisht duke jetuar në paqe dhe harmoni. Historia ka plot shembuj të individëve dhe komuniteteve muslimane që janë hapur ndaj tjetrit, kanë qenë bashkëpunues dhe kanë dhënë kontribute madhore në ndërtimin e qytetërimeve në vende të ndryshme të botës.

Nëse qëllimi i zakoneve dhe kulturës është të sjellin dobi dhe të largojnë të keqen, atëherë ky është edhe themeli i islamit,

siç dëshmohet në këto rregulla:

• “Gjërat shiqohen në bazë të objektivave të tyre”,

• “Zakonet janë të konsiderueshme”,

• “Gjërat janë të lejuara përderisa nuk provohet dëmi i tyre”,

• “Largimi i të këqijave ka përparësi ndaj sjelljes së dobive”.

Megjithatë, disa individë që i atribuohen fesë, i japin vetes të drejtë të ndalojnë gjëra që Islami nuk i ka ndaluar, duke u mbështetur vetëm në gjykime personale. Ata janë produkt i një qasjeje të ngushtë fetare që e sheh fenë vetëm përmes listave “bëje” dhe “mos e bëj”, pa kuptuar thelbin dhe urtësinë e saj.


Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version