Ballina Artikuj Lufta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!

Lufta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!

Kim Mehmeti

Nëse doni ta dini të vërtetën lidhur me luftën e sotme izraelite kundër Iranit, atëherë mos i lexoni lajmet ditore, sepse ato duan ta fshehin të vërtetën, e jo ta qartësojnë atë.
Po ashtu, mos u bëni interesxhinj pa dinjitet duke u kthyer në tifozë të më të fortit, sepse kështu rreshtoheni me të pandjeshmit ndaj gjakut të pafajshmërisë fëmijëror.
Që ta kuptoni të vërtetën e luftës kundër Iranit, duhet ta rikujtoni çfarë ndodhi në Irak, Siri, Libi, Liban… Pra, duhet ta rishfletoni të shkuarën, kur Izraeli iniconte zhbërjen e shteteve arabe.
Lufta në Iran nuk ka të bëjë me mbrojtjen e botës nga bombat atomike të ajatollahëve, por ajo është vazhdimësi e zhbërjes së shteteve myslimane si dhe, ajo është paradhomë dhe provë gjenerale e luftës vendimtare që shumë ekspertë botërorë e paralajmërojnë: asaj të Izraelit kundër Turqisë.
Pra, që ta kuptoni se çfarë ndodh në Lindjen e Mesme, mos i lexoni lajmet që duan ta mbulojnë destruktivitetin e regjimit izraelit, por shfletoni të shkuarën, ku do u shpërfaqet e vërteta si bota arabe i ndihmoi dhe i financoi luftërat kundër vetvetes.
Dhe, kuptohet, qëndroni larg tifozërisë: lutuni për paqe, por duke u bërë gati për më të tmerrshmen që mund ta tronditë botën, për luftën që më në fund do e përcaktojë deri ku shtrihet Izraeli si dhe, do i vë themelet e rendit të ri botëror – luftën izraelite kundër Turqisë.
Pra, le të jemi paqësorë, por edhe të përgatitur për luftën e mundshme shkatërrimtare, të cilën tashmë hapur e paralajmërojnë shumë strategë perëndimorë – një luftë që do i rrezikonte edhe thuajse pesë milionë vëllezër tanë shqiptarë të Turqisë.

Nga: Kim Mehmeti

Exit mobile version