Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Italia feston Ditën e Republikës me ceremoni mbarëkombëtare

Italia feston Ditën e Republikës me ceremoni mbarëkombëtare

Italia shënon 79-vjetorin e tranzicionit të saj nga monarkia në republikë me festime mbarëkombëtare të 2 qershorit, Ditës së Republikës, raporton Anadolu.

Si pjesë e ceremonive zyrtare në kryeqytetin Romë, ekipi akrobatik i Forcave Ajrore Italiane, “Frecce Tricolori”, kreu një fluturim mbi Monumentin Vittorio Emanuele II, duke lënë pas gjurmë të gjelbra, të bardha dhe të kuqe – ngjyrat e flamurit italian – në qiellin e “Qytetit të Përjetshëm”.

Dita e Republikës përkujton referendumin e vitit 1946 në të cilin italianët votuan për të shfuqizuar monarkinë dhe për të krijuar një republikë pas rënies së fashizmit dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Exit mobile version