Italia shënon 79-vjetorin e tranzicionit të saj nga monarkia në republikë me festime mbarëkombëtare të 2 qershorit, Ditës së Republikës, raporton Anadolu.
Si pjesë e ceremonive zyrtare në kryeqytetin Romë, ekipi akrobatik i Forcave Ajrore Italiane, “Frecce Tricolori”, kreu një fluturim mbi Monumentin Vittorio Emanuele II, duke lënë pas gjurmë të gjelbra, të bardha dhe të kuqe – ngjyrat e flamurit italian – në qiellin e “Qytetit të Përjetshëm”.
Dita e Republikës përkujton referendumin e vitit 1946 në të cilin italianët votuan për të shfuqizuar monarkinë dhe për të krijuar një republikë pas rënies së fashizmit dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.






