Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli planifikon ndërtimin e një “qyteti humanitar” mbi rrënojat e Rafahut

Izraeli planifikon ndërtimin e një “qyteti humanitar” mbi rrënojat e Rafahut

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se qeveria synon të ndërtojë një “qytet humanitar” në jug të Korridorit Morag, një rrugë ushtarake e re që ndan qytetin Rafah nga pjesa tjetër e Gazës.

Sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, që ka publikuar pamje nga mbledhja, ministri Israel Katz u shpreh se kompleksi do të ndërtohet “mbi rrënojat e Rafahut” dhe do të shërbejë për të “përqendruar popullsinë palestineze dhe për ta ndarë atë nga Hamasi”.

Ai shtoi se Ministria e Mbrojtjes po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me një ent ndërkombëtar për menaxhimin e këtij qyteti.

Gjatë takimit me shefin e ushtrisë Eyal Zamir dhe anëtarë të qeverisë së ekstremit të djathtë, Katz përmendi sërish idenë e “migrimit vullnetar” të palestinezëve drejt vendeve të tjera dhe theksoi se Izraeli do të ruajë praninë ushtarake në Gaza deri në kthimin e të gjithë pengjeve, pavarësisht çdo marrëveshjeje armëpushimi. /mesazhi

Exit mobile version