Ballina Sport Katar2022 Japonia befason Spanjën, kualifilohet si lider i grupit

Japonia befason Spanjën, kualifilohet si lider i grupit

Ka përfunduar ndeshja në mes Japoni – Spanjë.
Japonia triumfoi 2:1 ndaj Spanjës, dhe arriti kualifikimin tutje, shkruan lajmi.net.

Lojë më të mirë zhvilluan Spanja, duke administruar mirë pjesën e parë.

Përveç paraqitjes së mirë ata arritën edhe të realizojnë.

Ishte Alvaro Morata, njeriu i momentit për spanjollët, që shënoi dhe i dha epërsinë atyre.

Në minutën e 12` pas një harkimi të mirë në zonë, realizoi sulmuesi i Atletico Madridit.

Më pas të përzgjedhurit e Luis Enrique kërkuan edhe golin e dytë, por që nuk e arritën në pjesën e parë.

Në anën tjetër japonezët u munduan të rrezikojnë, por mbrojtja spanjolle ishte në vend.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të spanjollëve.

45 minutat e dytë më mirë nisën për japonezët, pasi arritën shpejtë të përmbysin Spanjën.

Po rridhte minuta e 48` kur Doan shënoi dhe barazoi shifrat, pas një gabimi të Unai Simon.

Por, nuk u ndalën japonezët, duke përmbysur gjithçka.

Në minutën e 51` ishte Tanaka që realizoi dhe i dha epërsinë Japonisë.

Me fitoren në këtë ndeshje kombëtarja japoneze siguron kualifikimin tutje në vendin e parë, kurse Spanja shkon nga vendi i dytë.

Exit mobile version