Ballina Artikuj Jemi në zor nga konservatorët dhe modernistët, dy skajet që po keqkuptojnë...

Jemi në zor nga konservatorët dhe modernistët, dy skajet që po keqkuptojnë Islamin.

Hoxhë Halil Avdulli

Islami sot përballet me dy lloj njerëzish:

konservatorët dhe modernistët.

Konservatorët janë të lidhur pas formave të vjetra, ndërsa modernistët lakmojnë forma të huaja.

Të parët e tërheqin Islamin mbrapa, drejt të kaluarës; të dytët e shtyjnë nëpër labirintet e një të ardhmeje të huaj.

Megjithatë, këto dy grupe kanë një të përbashkët:

Të dy e shohin Islamin nga një këndvështrim i ngushtë, duke e reduktuar në “religion”, ashtu siç kuptohet në konceptin Evropian laik.

Ky kufizim ka çuar në një keqinterpretim të rëndë, duke e zvogëluar Islamin thjesht në disa tema shumë periferike dhe kjo është një gabim thelbësor.

I frymëzuar nga shkrimet e Alija Izetbegoviç

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version