Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katari: Izraeli nuk duhet të lejohet të bllokojë fazën e dytë të...

Katari: Izraeli nuk duhet të lejohet të bllokojë fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

Majed al-Ansari

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, tha se Izraeli nuk duhet të pengojë zbatimin e marrëveshjes për Gazën dhe kalimin në fazën e saj të dytë.

Duke folur për median katarase al-Araby al-Jadeed, ai theksoi se, edhe pse po bëhen përpjekje për rikuperimin e trupave të dy pengjeve të mbetura, “ne nuk besojmë se Izraeli duhet të lejohet të pengojë zbatimin e marrëveshjes”.

Al-Ansari shtoi se mungesa e një procesi paqeje për palestinezët do të thotë se rajoni nuk mund të arrijë stabilitet. /mesazhi

Exit mobile version