Një kombinim i përkryer i kanellës pak djegëse e plot aromë dhe i arrave krokante.
Ky kek klasik kërkon përdorimin e arrave, duke qenë se ky arror është dhe më i përhapuri në Shqipëri. Por mund të përdorni edhe bajame apo lajthi nëse dëshironi.
Mund ta shërbeni edhe për mëngjes pasi shkon shumë mirë me qumështin, kafen apo lëngjet e frutave.
Përbërësit
- 210 g gjalpë me temperaturë ambienti
- 280g sheqer
- 4 vezë
- 280g miell
- 1 lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash
- 2 lugë çaji me kanellë
- 115g arra të shtypura imët
- 1 lugë gjelle sheqer pluhur për zbukurimin e kekut
Përgatitja
- Ngrohni furrën në 180 gradë.
- Ndërkohë në një tas të madh përzieni mirë gjalpin dhe sheqerin.
- Kini kujdes që kokrrizat e sheqerit të jenë tretur plotësisht, dhe që kremi të jetë kremoz.
- Shtoni vezët një e nga një, duke përzierë me telin e kuzhinës derisa masa të jetë e njëtrajtshme.
- Lëreni masën të pushojë ndërkohë që përgatisni miellin.
- Në një tas tjetër hidhni miellin duke e situr më parë, fryrësin dhe kanellën.
- Shtoni përbërësit me një lugë gjelle dhe të përzieni sa ai të tretet.
- Vazhdoni këto hapa derisa të mbaroni sasinë e miellit.
- Një përzierje e ngadaltë e miellit bënë të mundur që brumi i kekut të ketë sa më shumë ajër dhe të fryhet më mirë.
- Kalojeni gjysmën e brumit në një tavë të lyer me gjalpë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme.
- Hidhni arrat e shtypura sa më imët dhe më pas pjesën tjetër të mbetur të brumit.
- Piqeni për 30-35 minuta ose derisa sipërfaqja e kekut të ketë marrë një ngjyrë të artë.
- Për ta provuar nëse brendësia e kekut është pjekur, mjafton ta shponi me një thikë dhe nëse sipërfaqja e saj del e pastër keku është gati.
- Hiqni kekun nga furra ta lini të ftohet plotësisht para se ta prisni.
- Nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur.
