Të paktën gjashtë qytetarë palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë, u plagosën të shtunën mbrëma pas një sulmi nga kolonët izraelitë në zonën al-Hawawer të Halhulit, në veri të Hebronit.
Sipas burimeve lokale, kolonët e armatosur, të mbrojtur nga ushtria izraelite, sulmuan shtëpitë e familjes Karaja, duke shkaktuar lëndime te gjashtë anëtarët e saj. Të plagosurit u trajtuan fillimisht në vendngjarje, ndërsa gruaja shtatzënë u transferua në spitalin e Hilal al-Ahmar në Halhul për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, forcat izraelite goditën me shkopinj një qytetar tjetër dhe ndaluan katër persona në qytetin Beit Ulla, në perëndim të Hebronit. /mesazhi
