Ballina Sport Katar2022 Kosta-Rika fiton duelin ndaj Japonisë

Kosta-Rika fiton duelin ndaj Japonisë

Kosta-Rika ka triumfuar në duelin ndaj Japonisë të dielën, me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mbrojtësi Keysher Fuller Spence, në minutën e 81-të të lojës.

Japonia dominoi në fushë me raste shënimi, ndërsa loja u karakterizua me gjashtë kartonë të verdhë që iu ndanë futbollistëve.

Me këtë fitore, Kosta-Rika renditet e treta në Grupin E me tri pikët e para, ndërsa Japonia e dyta, me po aq pikë.

Në ndeshjen e parë, Japonia ka mposhtur Gjermaninë.

Në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja mes Gjermanisë e Spanjës.

Kosta-Rika ka kaluar në epërsi ndaj Japonisë, në minutën e 81-të të ndeshjes.

Golin e realizoi mbrojtësi Spence, derisa kanë mbetur edhe më pak se 8 minuta të lojës së rregullt.

Pa gola është mbyllura pjesa e parë mes Japonisë e Kosta-Rikës.

Të dy skuadrat patën raste shënimi, por asnjëra nuk u konkretizua.

Ka nisur dueli mes Japonisë dhe Kosta-Rikës, ndeshje e Grupit E në “Katarin 2022”.

Në ndeshjen e parë, Japonia triumfoi ndaj Gjermanisë, duke u renditur e dyta në grup, ndërsa Kosta-Rika gjendet e katërta pa pikë.

Spanja gjendet në krye të grupit, e Gjermania e parafundit me zero pikë.

Për të dielën janë paraparë edhe ndeshjet Belgjikë-Marok, Kroaci-Kanada dhe Spanjë-Gjermani.

Exit mobile version