Ballina Sport Katar2022 Kupa e Botës vazhdon sot, spikat ndeshja Brazil – Zvicër

Kupa e Botës vazhdon sot, spikat ndeshja Brazil – Zvicër

Sot Kampionati Botëror vazhdon me ndeshjet në orar.

Kryendeshja e ditës së sotme zhvillohet nga ora 17:00, në mes Brazilit dhe Zvicrës.

Të dy kombëtaret futen në këtë takim pas fitoreve të marra në ndeshjet e para.

Zviceranët mposhtën Kamerunin 1:0, teksa Brazili triumfoi 2:0 ndaj Serbisë.

Ndeshje e sotme mund të vendos shumëçka në grupin G.

Takimi tjetër i rëndësishëm fillon nga ora 20:00, Portugalia përballë Uruguait.

Portugezët e nisën me fitore Botërorin, kërkojnë ta vazhdojnë ashtu edhe sot.

Ndeshja hapëse e ditës së sotme është ajo në mes Kamerunit dhe Serbisë, nga ora 11:00.

Ndërsa, në 14:00 Koreja e Jugut luan ndaj Ganës.

Exit mobile version