Ballina Artikuj “Kur të kesh mbaruar angazhimin, përpiqu drejt Zotit”

“Kur të kesh mbaruar angazhimin, përpiqu drejt Zotit”

Hoxhë Halil Avdulli

U ndala gjatë tek ky varg… “Kur të kesh mbaruar angazhimin, përpiqu drejt Zotit”

Pse nuk tha: “pusho”?

Pse nuk tha: “shijoje kohën tënde të lirë”?

Ky ajet nuk ishte një këshillë e zakonshme, por një paralajmërim i qartë: koha e lirë nuk është vetëm pushim… koha e lirë është një sprovë.

Shumë njerez avansohen ne kohë të lirë, dhe shumë të tjerë degradohen në të.

Me kete raste mu kujzua thënia e Qusaibi-t: “Koha e lirë vret atë që është më fisnike te njeriu.”

Sepse ajo i fryn gjërat e vogla derisa t’i bëjë të mëdha, i zmadhonë ndjenjat, dhe kurrë nuk kalon pa lënë gjurmë.

Është armiku i heshtur i njeriut, që e zbraz nga thellësia dhe ia mbush shpirtin me iluzione, duke e bërë të lodhet prej vetes.

Por kjo nuk është vetëm përjetim interpretim fetar ose shpirtëror.

Psikologët kanë zbuluar se në momentet e kohës së zbrazët, në tru aktivizohet një sistem që quhet (DMN) një rrjet rajonesh të trurit që aktivizohet kur nuk jemi duke u fokusuar në ndonjë detyrë të jashtme. Ai lidhet me vetë-reflektimin, mendimet rreth vetes, kujtimin e së kaluarës, planifikimin e së ardhmes dhe imagjinimin e situatave të mundshme në vend që të të ndihmojë, shpesh të kthen prapa: fillon të analizosh tepër, të përtypësh gabimet, të pendohesh dhe madje të ndëshkosh veten.

Prandaj, koha e lirë nuk është luks, as çlodhje e padëmshme.

Ajo është një terren i rrezikshëm, ku njeriu ose e mbush me kuptim, angazhim dhe lidhje me Zotin, ose bie në spiralen e vetëshkatërrimit të heshtur.

Edhe shkrimtari Mohamed Choukri ka thënë:

“Sa e hidhur është të mbetesh i zënë vetëm me atë pjesë të fatkeqësisë sate.”

Në fund, mos e lër kohën e zbrazët të të vjedhë prej vetes.

Mbushi ditët me diçka që të ushqen: mëso, zhvillo veten, puno mbi ëndrrat e tua.

Dhe kur të përfundosh një punë, mos e shpërdoro kohën, mos u shpërqendro, mos u rrëzo…

Drejtoji gjithë dëshirën, pasionin dhe lodhjen tënde…

te Zoti yt.

(“Dhe te Zoti yt drejtohu me gjithë dëshirë.”)

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version