Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lavrov: Perëndimi i ka shpallur Rusisë një luftë hibride, totale

Lavrov: Perëndimi i ka shpallur Rusisë një luftë hibride, totale

Ministri i Jashtëm rus shtoi se shumica dërrmuese e vendeve jashtë Perëndimit kolektiv nuk duan të “hyjnë në një lojë që luhet në mënyrë të njëanshme” në skenën botërore.

“Rusisë i është shpallur një luftë totale, Perëndimi nuk e fsheh faktin se qëllimet e politikës së tij janë mbytja dhe shkatërrimi i ekonomisë ruse.”

Kështu deklaroi të premten ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov në një takim të bordit të Fondacionit A. M. Gorchakov për Mbështetjen e Diplomacisë Publike me seli në Moskë.

“Sot na është shpallur një luftë e vërtetë hibride, “luftë totale” – ky term, i cili përdorej nga Gjermania naziste, tani përdoret nga shumë politikanë evropianë kur flasin për atë që duan të bëjnë me Federatën Ruse. Qëllimet e tyre nuk janë të fshehta, ata e deklaruan publikisht se duan të shkatërrojnë, thyejnë, asgjësojnë, mbysin ekonominë ruse dhe Rusinë në tërësi”, tha kryediplomati rus.

Pasi vuri në dukje se Rusia nuk do të mund të izolohet, Lavrov tha:

“Ne kemi shumë miq, aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota”.

Lavrov deklaroi se perëndimorët po një bëjnë propagandë provokuese për të ndikuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Shumica dërrmuese e vendeve jashtë Perëndimit nuk duan të futen në një lojë që luhet në mënyrë të njëanshme. Ata janë nën presion të jashtëzakonshëm”,- shtoi ai.

“Ne jemi të shqetësuar për ambicien e administratës ukrainase për të disponuar armë bërthamore. Ne jemi po aq të shqetësuar që Pentagoni ka ngritur të paktën tre duzina laboratorë për të realizuar programin e tij ushtarako-biologjik në Ukrainë”,- përfundoi Lavrov. /trt

Exit mobile version