Ballina Lajmet Lazaratasit nuk heqin dorë, policia iu gjen kanabis të kultivuar në banesa

Lazaratasit nuk heqin dorë, policia iu gjen kanabis të kultivuar në banesa

Në kuadër të operacionit të koduar “Sopoti”, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pesë persona nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat; S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë; M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat; H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat; B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. 

Exit mobile version