I nderuar deputet / e nderuara deputete
Po të drejtohem ty deputet-e që krahas votave tjera, edhe me votën time ke arrit në kuvend për të më përfaqësuar.
Siç jemi informuar nga mediat, këto ditë do të votohet për kodin civil, i cili ndër tjerash parasheh lejimin e disa veprimeve absurde.
I nderuari deputet që ke marrë votën time, nëse e voton këtë ligj, të njoftoj që kurrë më nuk do të votoj ty.
Jo vetëm kaq, por ata që votojnë kundër familjes, kundër natyrshmërisë, kundër ligjit të Zotit, zotohem se do të apeloj publikisht që të mos votoheni në të ardhmen.
I kemi të freskëta kujtimet kur para 23 vitesh armiku ynë synoi shkatërrimin e gjithçkaje që ishte shqiptare, duke tentuar shkatërrimin e familjes.
Progresi i ngadalësuar ekonomik, social, teknologjik e arsimor, bëri që vazhdimisht rinia jonë të marrë rrugën e mërgimit, duke lënë vendin pa pjesën më vitale të shoqërisë, nataliteti gjithnjë e në rënie, tashmë edhe degradimi i rolit të dy emrave më të bukur në botë NËNË dhe BABA, janë në kahje të kundërt me aspiratat e gjakut të dëshmorëve të rënë për liri.
Jasharajt; Zahiri, Hakifi e Edmondi; Hyzriu e Samiu; e shumë dëshmorë tjerë ranë për ruajtjen e dinjitetit njerëzor.
Jam PËR dhënien e të drejtave të të gjithëve. Në këtë kontekst, shteti ynë të ndajë fonde për trajtimin e të të gjithë të sëmurëve, përfshirë edhe ato patologji të ndieshme. Edhe ata kanë të drejtë të mjekohen, të jetojnë, gjithherë brenda kufinjëve të natyrshmërisë njerëzore, të krijuar nga Zoti.
Mr. Eset Qerimi
