Ballina Sport Futboll Liverpooli s’ka të ndalur, mposht edhe Leicesterin

Liverpooli s’ka të ndalur, mposht edhe Leicesterin

Liverpooli ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në Anfield Road ndaj Leicesterit, për të mbajtur bilancin e 100 për qind në ligë.

Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi në epërsi në minutën e 40 përmes Sadio Manes që shënoi pas një asistimi të bukur nga Milneri, transmeton Koha.net.

Mysafirët arritën të barazojnë shifrat përmes Maddisonit që shënoi në minutën e 80.

Por, një penalti në minutën e 90+5 në gol e shndërroi James Milneri, për t’ia dhënë pikët e plota Liverpoolit.

Me këtë fitore Liverpooli ka 24 pikë në krye të tabelës, derisa Leicesteri në vendin e tretë ka 14 pikë.

Exit mobile version