Ballina Sport Lloris arrestohet nga policia, “dënohet” edhe nga Tottenham Hotspur

Lloris arrestohet nga policia, “dënohet” edhe nga Tottenham Hotspur

Hugo Lloris i ka nxjerrë vetes probleme edhe te skuadra e Tottenham Hotspur.

Hugo Lloris do të ndëshkohet edhe nga skuadra e Tottenham Hotspur pas arrestimit nga policia për vozitje në gjendje të dehur.

Kapiteni i “Spurs” u arrestua të premten në mëngjes nga policia pasi ishte ndaluar duke vozitur në gjendje të dehur.

Kurse, së bashku me ndëshkimin nga policia ai mund ta pësojë edhe te skuadra e tij, raportojnë mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.

Lloris mund ta humb shiritin e kapitenit te skuadra e Tottenham Hotspur, pas rastit të fundit. /Lajmi.net/

Exit mobile version