Gati dy vjet bombardime dhe shembja e sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës kanë lënë mijëra persona, shumica fëmijë, me dëmtime të përhershme të dëgjimit, paralajmërojnë mjekët.
Sipas stafit mjekësor, shpërthimet e vazhdueshme, mungesa e trajtimit të hershëm dhe kushtet e rënda humanitare kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të rasteve me humbje dëgjimi, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Bllokimi i ndihmave humanitare, shkatërrimi i klinikave dhe mungesa e theksuar e aparateve të dëgjimit po vonojnë trajtimin dhe rrezikojnë që dëmtimet të bëhen të pakthyeshme.
Mjekët theksojnë se ndërhyrja e shpejtë është jetike, sidomos për fëmijët, pasi vonesat mund të ndikojnë rëndë në zhvillimin e tyre gjuhësor dhe psikologjik. Megjithatë, shumë familje nuk kanë qasje në shërbime shëndetësore bazë, ndërsa spitalet funksionojnë me kapacitete minimale.
Ndërsa numri i personave me aftësi të kufizuara po rritet vazhdimisht, familjet dhe mjekët në Gaza po përballen me vështirësi të mëdha për t’u dhënë fëmijëve të prekur një shans për të dëgjuar sërish. Situata përshkruhet nga mjekët si një “katastrofë humanitare e heshtur”. /mesazhi
