Gareth Southgate pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e Anglisë për ndeshjen kundër Kosovës.
Kombëtarja e Anglisë do të jetë mysafire e Kosovës në ‘Fadil Vokrr’ të ditën mbrëma.
‘Tre Luanët’ kanë siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020 pas fitores së thellë prej 7:0 kundër Malit të Zi, shkruan lajmi.net.
Anglisë i duhet të shmangë humbjen kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, për të mbajtur vendin e parë në grupin A.
Trajneri Southgate ka konfirmuar se në formacion do të rikthehet Raheem Sterling, i cili mungoi ndaj Malit të Zi shkaku i zënkës që kishte Joe Gomez.
Dyshja e Chelsea Hudson Odoi dhe Tommy Abraham do të jenë po ashtu në fazën ofensvie.
‘Express.co.uk’ ka parashikuar formacionin startues të Anglisë kundër Kosovës, të cilin mund ta shikoni në pjesën e mëposhtme.