Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri saudit i Mbrojtjes viziton Iranin

Ministri saudit i Mbrojtjes viziton Iranin

Ministri i Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Khalid bin Salman po qëndron për vizitë në Iran për t’u takuar me zyrtarë të nivelit të lartë, transmeton Anadolu.

Ministri saudit i Mbrojtjes, Bin Salman dhe delegacioni i tij, u pritën në Teheran nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, gjeneralmajor Mohammad Baqeri.

Përveç takimit me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Baqeri, Bin Salman do të takohet edhe me zyrtarë të lartë politikë dhe të sigurisë iraniane në Teheran.

Vizita e ministrit saudit të Mbrojtjes është vizita e nivelit më të lartë të zyrtarëve të mbrojtjes nga dy vendet pas shumë vitesh.

Exit mobile version