Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare priti në Ankara shefin e shtabit të...

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare priti në Ankara shefin e shtabit të përgjithshëm të Libisë

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, priti në kryeqytetin e vendit, Ankara, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, Muhammad Ali Ahmad al-Haddad, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, al-Haddad u ftua nga homologu i tij turk, Selcuk Bayraktaroglu.

Në takim mori pjesë edhe komandanti i Forcave Tokësore Turke, gjenerali Metin Tokel. Detajet e takimit nuk u publikuan.

Exit mobile version